spot_img

Hoti ia këput shpresat Thaçit për dialogun me Serbinë, ja kush e udhëheq

spot_img

Kryeministri Avdullah Hoti në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës ka prezantuar platformën e Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë.

“Ky është proces i përhershëm dhe jo i përkohshëm. Që nga shpallja e Pavarësisë e më tej kur Kosova ka shprehur vullnet që të hyjë në procesin e dialogut me vullnet për të arritur marrëveshje në mes të shteteve tona ka pasur raste kur politikanët nuk kanë qenë të gatshëm në momente të caktuara për të hyrë në këtë proces”, ka thënë ai.

Kryeministri konfirmoi që edhe me partnerët e koalicionit janë dakorduar që dialogu të jetë një ndër premisat kryesore mbi të cilën është hartuar plani qeverisës.

“Për ne është e qartë rruga përpara. Ne kemi marrë legjitimitetin para deputetëve mbid disa premisa që janë krijuara para qeverisë e ndër të tjera përhershmëria e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran”, ka thënë Hoti.

Në këtë diskutim Hoti ka paraqitur edhe pikat e planit të dialogut e që janë këto.

“1. Dialogu do të bazohet në Kushtetutë.

2.Dialogu do të udhëhiqet nga Kryeministri i vendit”, ka thënë ai.

Ndër të tjera Hoti ka folur edhe për 3 parimet e dialogut.

“1. Integriteti territorial është i panegocueshëm. 2. Në marrëveshjen që duhet të arrihet, duhet të sigurojë që konflikti të zhduket përgjithmonë dhe nuk duhet të ketë pushtet të ndërsjellë dhe 3. Marrëveshja duhet të jetë në frymën e kushtetutës së Kosovës

Ndërsa objektivat e dialogut, sipas kryeministrit Hoti, kanë të bëjnë poashtu me disa çështje të mbetura peng në mes të dy vendeve.

“1.Njohja reciproke që siguron ulëse në OKB dhe njohjen nga 5 vendet e BE-së. 2. Të adresohen të gjitha çështjet e hapura në mes të dy vendeve. 3. Shfuqizimi i Rezolutës 1244”, ka thënë tutje ai.

Për procesin e dialogut, Kryeministri Hoti njoftoi se do të formohet edhe një forum në të cilin do të marrin pjesë liderë të partive politike e të cilëve Hoti do tu raportojë pas çdo raundi të dialogut.

Ai poashtu njoftoi edhe për formimin e një Këshilli të Ekspertëve për Dialogun brenda Qeverisë.

“Ky Këshill do të përbëhet nga ekspertët që do të ofrojnë ekspertizë për kryeministrin dhe për pjesëmarrësit e Forumit të liderëve për çështjet që kanë të bëjnë me dialogun”, ka thënë ndër të tjera Hoti.

Për sa i përket çështjes organizative, Kryeministri i sapo zgjedhur pohoi se do të kërkojë nga Kuvendi i Kosovës qe të themelojë një Komision për Dialogun.

“Në bazë të kompetencave që ka do të kërkojë nga Kuvendi i Kosovës që të themelojë një Komision Parlamentar i cili do ta monitoronte dialogun”, ka deklaruar ai.

Pjesëmarrës në këtë prezantim ishte edhe kryetari i LDK-së dhe akademiku Isa Mustafa, ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ish kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Nexhat Daci, e personalitete të tjera.

NGJARJE TË TJERA

spot_img