spot_img

Hoti: Këto dy shtete, po e pengojnë liberalizimin e vizave për Kosovën

spot_img

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dha detaje rreth takimeve të tij në Parlamentin Europian, si dhe foli për marrëveshjen e Uashingtonit me Serbinë dhe investimet amerikane në Kosovë.

Hoti ka përmendur takimet me kryetarin e Parlamentit Europian dhe me Komitetin e Punëve të Jashtme Parlamentare të vendeve të ndryshme që kryesisht janë të interesuar për takimin Kosovë-Serbi.

Kryeministri i Kosovës tha për Euronews Albania se pavarësisht se Komisioni Europian ka vite që e mbështet liberalizimin e vizave dhe se janë vetëm vende si Franca apo Holanda që po pengojnë këtë proces.

Hoti u shpreh se po punohet me dy vendet në nivel ministror që të binden se kushtet e imigrimit të paligjshëm dhe krimit të organizuar janë përmbushur dhe po mbeten të tilla. Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti intervistë për Euronews Albania nga Brukseli

Pyetur rreth qëndrimit që do të mbajë kryeministri nëse LDK dhe AAK nuk qëndrojnë bashkë në qeveri ai i është referuar kësaj si një situatë hipotetike për të cilën nuk mund të japë një përgjigje.

“Unë po zbatoj të gjitha pikat e marrëveshjes dhe nuk ka asnjë arsye që ndonjëra prej partive të dalë nga koalicioni,”- tha ai.

Kryeministri nuk la pa përmendur dhe njohjen nga Izraelin të cilën e konsideroi një njohje shumë të rëndësishme por sqaroi se nuk mund të ndërhynte në politikat e BE dhe SHBA.

Ndërkaq ai foli dhe për mundësinë që do t’i jepet Serbisë për të pasur dalje në detin Adriatik të cilën nuk e konsideroi mënyrën e duhur për ta parë këtë situatë.

Hoti sugjeron që të shihet në perspektivë ndryshe duke thënë se po punohet për një hekurudhë Prishtinë-Durrës por që sidoqoftë nuk do të shërbejë vetëm për këto dy vende.

Euronews Albania e ka pyetur kryeministrin Hoti edhe për shifra konkrete të investimeve amerikane në Kosovë ku ai përmendi projektin e autostradës dhe hekurudhës Prishtinë-Merdar, projektin e gaz përçuesit që vjen nga Shkupi dhe nga veriu i RMV dhe ndihmën për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për të cilat do të shpenzohen rreth një miliard dollarë.

Hoti nuk ka folur konkretisht se pse u tërhoq nga pikat të cilat ishin në të mirë të Kosovës duke u shprehur me siguri që kjo marrëveshje do të sjellë vetëm të mira e një pjesë e tyre janë bërë të dukshme.

Pyetur nëse kjo marrëveshje do të mbyllet në shtator të vitit 2021 kryeministri i Kosovës ka preferuar të tregohet i rezervuar në dhënien e afateve kohore.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img