spot_img

Humb jetën nga Covid 19 mjeku nga Prizreni

spot_img

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka konfirmuar se ka ndërruar jetë nga Covid 19 mjeku prizrenas, Lulzim Kolgjeraraj.

Haskuka ka bërë të ditur se Kolgjeraj ka shërbyer në shëndetësinë primare në Prizren për tre dekada.

Ai ka shprehur ngushëllime familjes dhe kolegëve për këtë humbje të madhe, shkruan Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë:

Pas tri javë hospitalizimi në QKUK, sot betejën ndaj koronavirusit ka humbur një profesionist i dalluar mjekësor, doktor Lulzim Kolgjeraj.

Dr. Kolgjeraj i ka shërbyer shëndetësisë primare në Prizren për rreth tri dekada dhe ka qenë specialist i mjekësisë familjare në QMF në Gjonaj. Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për gjithë komunitetin shëndetësor.

Në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve të Komunës së Prizrenit, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Kolgjeraj dhe kolegët e tij.

Zoti jua lehtësoftë dhimbjen!

NGJARJE TË TJERA

spot_img