Pak më parë IndeksOnline raportoj për një aksident në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, Milloshevë.
Rastin për IndeksOnline e konfirmoj Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Nga informatat e para bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit një këmbësore ka humbur jetën.
Rreth orës 19:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë – Prishtinë.
Njësia rajonale e trafikut rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.