Liverpooli ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit të majtë hungarez, Milos Kerkez, nga Bournemouth.
21-vjeçari bëhet përforcimi i tretë i madh i klubit këtë verë, pas ardhjes së Jeremie Frimpong dhe Florian Wirtz.
Kerkez ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me Liverpoolin, pasi të dy klubet arritën marrëveshje për një shumë prej 40 milionë funtesh.
Futbollisti hungarez ka përfunduar dy sezone të plota në Ligën Premier , duke qenë titullar në çdo ndeshje të sezonit të kaluar.
“Për mua nuk kishte asnjë dyshim. Gjithmonë ka qenë Liverpooli destinacioni im”, tha Kerkez pas prezantimit.
“Është një nder dhe privilegj i madh të luaj për një nga klubet më të mëdha në botë, klubin më të madh në Angli. Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar.”
“Në maj, kur sezoni po shkonte drejt fundit, gjithçka filloi të bëhej më serioze dhe tani jam këtu. Është ëndrra e çdo fëmije të luajë për Liverpoolin”, tha Kerkez.