Nëna e këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Orës, Vera, është mjaftë aktive në rrjete sociale.
Vera Ora shpeshherë publikon këshilla të shumta për ndjekësit e saj, por në fotografinë e fundit ajo është shfaqur e veshur me bikini, duke vënë në fokus format e saj trupore.
Në atë postim, Vera pyet nënat se a janë nostalgjike për veshjet që së fundi janë kthyer në trend kudo, e të cilat ajo e kishte veshur dhe pozoi para pasqyrës.
Ndryshe, Vera jeton dhe vepron në Britani, ku është e angazhuar si psikologe.