Përplasja e brendshme dhe tensionet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës po vazhdojnë, mospakënaqësia e zyrtarëve të LDK’së me kryeparlamentaren Vjosa Osmani tani po shfaqet hapur.
Derisa Vjosa Osmani ka marrë fjalën që të flasë rreth shkuarjes së kryeministrit Avdullah Hoti në Shtëpinë e Bardhë me 27 qershor, i gjithë kabineti i Qeverisë Hoti ka lëshuar sallën e Kuvendit duke mos e dëgjuar fjalimin e saj.
Kryeministri Avdullah Hoti dhe zëvendësi i tij u larguan nga salla e Kuvendit porsa Osmani doli në foltore, po sa filloi ajo fjalimin nga salla doli edhe zëvendëskryeministrja Albulena Balaj dhe Driton Selmanaj. Pas tyre sallën braktisën edhe ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj dhe ministri i Punëve të Brendshëm, Agim Veliu.
I vetmi që mbeti ishte në seancë ishte ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, kurse të tjerët dolën jashtë salle dhe u kthyen më vonë.