Familjarët e Bersantit ankohen se mjekët në Prishtiën e injoruan (VIDEO) – Klan Kosova
20:10, 30 Korrik 2020
Shumë anëtarë të familjes Rahimaj të enjten shkuan në varrezat e Kopernicës së Kamenicës, për t’i dhënë lamtumirën e fundit të afërmit të tyre, Bersantit.
Ai vdiq mbrëmjen e së mërkurës në qendrën e mjekësisë sportive në Prishtinë, ku edhe po mjekohej nga Covid-19, duke u bërë kështu edhe njëri nga viktimat me moshën më të re në vend, nga kjo sëmundje.
Dhimbja familjarëve iu shtua edhe më, kur trupi i 26 vjeçarit po varrosej. Kjo pjesë e ceremonisë i parapriu asaj të faljes së namazit të xhenazës, që për shkak të pandemisë, u bë pasi arkivoli u mbulua me dhe.