Sot në mesditë iu dha lamtumira e fundit 28-vjeçares nga Vushtrria, Liberta Selaci, e cila mbrëmë humbi jetën si pasojë e infektimit me coronavirus.
Mjekja e Mjekimit Intensiv, Agreta Gecaj-Gashi, bëri të ditur të shtunën se e ndjera ishte shtatzënë në javën e 25-të, shkruan Reporteri.net.
Ceremonia mortore u zhvillua vetëm me rrethin e ngushtë familjar dhe miqtë e afërm, duke respektuar masat anti-COVID.
Të afërm të 28-vjeçares kanë publikuar në rrjete sociale pamje nga ceremonia e varrimit.
28-vjeçarja ishte një nga grimeret më të njohura në Vushtrri dhe la pas vetes bashkëshortin dhe një vajzë.