Fetah Zuka rreth orës 18:00 u ka marrë jetën gruas së tij, Makfiren dhe dy djemve, Arbër dhe Hamdi Zuka, e më pas edhe veten.
Çifti Zuka kishte pasur mosmarrëveshje mes tyre dhe kishin filluar diskutimet për divorc.
LEXO EDHE: Këta janë dy të rinjtë që dyshohet se u vranë nga babai i tyre sonte në Viti
Familje kishte ardhura nga Zvicra për t’i kaluar pushimet në Kosovë, ndërsa sipas familjarëve të cilët kanë folur në kushte anonimiteti babai kishte vrarë së pari njërin djalë, më pas tjetri kishte tentuar të ikte, por që s’ia kishte dalë. Më vonë, kryefamiljari vrau gruan dhe në fund edhe ve ten.
E njëjta familje gjithashtu mësohet se nesër kishte për t’u kthyer në shtetin zviceran.
Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipi mjekësor, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.