Babai i futbollistit të Clujit, Meriton Korenicës (Haxhi) ka ndërruar jetë në mbrëmjen e së enjtës.
Përmes rrjeteve sociale ka ardhur reagimi i parë i mesfushorit të Kombëtares së Kosovës, shkruan Indeksonline
Ai ka publikuar një video, ku shihej babai i tij në spital, duke shikuar dhe mbështetur djalin e tij deri në frymën e fundit.
“Suportuesi jem gjatë gjithë jetës, deri në sekondat e fundit. Ti je forca ime prej lartë, do të bëjë kreanar gjithmonë ashtu siç ke dashur. Posho i qetë shpirti i pastër. Babi shihemi në xhehnet”, ka shkruar Korenica
Kujtojmë se Haxhia ishte një dashamirës i madh i sportit në qytetin e Rahovecit.