spot_img

I ndodh edhe Mbappes – Autobusi i PSG-së e harroi në stadium, ai shkoi në aeroport me veturë private

spot_img

Autobusi i ekipit të Paris Saint-Germainit u largua nga stadiumi “Signal Induna Park” pa Kylian Mbappen pas humbjes nga Borussia Dortmundi mbrëmë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ylli francez s’mundi ta ndihmonte ekipin francez që ta shmangte humbjen nga ekipi gjerman pasi dështoi të shënonte në humbjen 0:1.

Sidoqoftë, 25 vjeçarit i ndodhi diçka e papritur edhe pas lojës.

Në fakt, nënkampionit të botës iu desh që pas lojës t’i nënshtrohej një testi të anti-dopingut.

Dhe, derisa ai ishte duke e bërë testin, pjesa tjetër e bashkëlojtarëve tashmë e kishin marrë rrugën drejt aeroportit me autobus, mëson mediumi francez “Le Parisien”, përcjell “Gazeta Express”.

Autobusi i PSG-së u largua shpejt nga “Signal Iduna Park” pasi dëshironte t’ju shmangej pritjeve të gjata jashtë stadiumit kur të dilnin tifozët.

Kjo nënkupton se Mbappe u detyrua të shkonte në aeroport me një veturë private, përmes së cilës shkoi për t’u takuar me shokët e skuadrës në terminal.

Mbappe pritet të largohet nga PSG-ja në drejtim të Real Madridit kur kontrata do t’i skadojë në fund të këtij sezoni.

Por natyrisht, kjo arsye s’ka të bëjë me lënien e lojtarit në stadium.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img