Emrat e njohur të estradës kanë bërë tatuazhe për të dashurit e tyre.
Teksa jetohet një histori dashurie asnjë nuk e mendon ndarjen. Shume çifte shtyhen nga dashuria e madhe dhe bëjnë tatuazhe emrat e partnerëve ose fytyrat e tyre, shkruan lajmi.net.
Mirëpo pas ndarjes ata edhe mund të pendohen, mirëpo nuk dihet nëse njësoj ka ndodhur edhe me emrat e njohur të estradës.
Robert Berisha
Robert Berisha dhe Nora Istrefi e kishin një lidhje të gjatë dashurie të cilën e kurorëzuan edhe me martesë, mirëpo ndodhi e papritura dhe dyshja u ndanë.
Sa ishin bashkë Roberti kishte bërë tatuazh emrin e Norës.
Morena Taraku
Në vetëm pak javë lidhje Morena Taraku dhe miliarderi iranian vendosën të bëjnë emrat e njeri-tjetrit tatuazh në krahë. Emrat e gdhendur ishin si një shenje dashurie edhe pse lidhja e tyre nuk zgjati shumë. Po tani pas ndarjes çdo te ndodhë me tatuazhet?
Jonida Maliqi
Jonida Maliqi dhe bashkëshorti i dikurshëm i saj kanë shkruar në gishtin ku vendoset rrethi i martesës emrat e tyre. Siç kemi parë nga fotot e publikuara, Jonida e “fsheh” duke vendosur një unazë të madhe pasi ata tashmë janë divorcuar.
Dafina Zeqiri
Dafina Zeqiri vetëm njërit i ka kushtuar tatuazh edhe pse është përfolur për shume lidhje të dashurisë. Kur ishte në një lidhje me Krenar Cocajn këngetarja ka shkruar shkronjën e parë të emrit të tij.
Adelina Tahiri
Ish i dashuri i Adelina Tahirit e kishte shkruar emrin e saj në dorë. Identetiti i djalit që ishte i lidhur këngëtarja 5 vite më parë nuk u bë i ditur. Adelina është martuar me avokatin maqedonas pas ndarjes prej atij.
Noizy
Prej vitesh Noizy mbante në krah portretin e mamasë se vajzës se tij, Leandrës. Reperi pas ndarjes e hoqi këtë tatuazh dhe pikturoi një mikrofon dhe kurorë në vend të tij.
Xheni
Xheni e BB kishte vendosur që ta shprehte dashurinë për Benardin nëpërmjet një tatuazhi. Ajo kishte zgjedhur të shkruante “Ti per mua, une per ty” dhe këtë tatuazh thuhet se e mban akoma, edhe pas ndarjes./Lajmi.net/