Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit, Lulzim Hetemi u zgjodh kryetar i komunës së Leposaviqit.
Mirëpo, si pasojë e protestave nga serbët, i njëjti pasi hyri në objektin e komunës, nuk ka dalur më që nga e hëna.
Duke e gjetur vetën “të ngujuar” në komunë, Hetemi është kthyer kah Facebook-u me komente ndaj miss-ave.
I njëjti është parë tek ka komentuar te fotografia e një mediumi që shpërfaq një vajzë nga Kosova, e cila ka fituar kurorën e miss-it në Egjipt.
“Rrespekt për bukuroshen” ishte komenti që la Hetemi nën fotografi, të cilit ia bashkangjiti edhe një foto të flamurit të Kosovës në shtizë.
Derisa Hetemi komenton në fotografitë e missa-ve, i njëjti nuk gjen kohë për të komunikuar me gazetarë pasi shpeshherë nuk përgjigjet në thirrjet telefonike e as në mesazhet e dërguara në Facebook.