spot_img

I panë sherrin varrimit të Metropolitit Amfilohije Radoviç, Mali i Zi i treti në botë për numrin e lartë të infeksioneve

spot_img

Mali i Zi renditet i treti në botë për nga numri i pacientëve me koronavirus për 1 milion banorë. Sipas mediave vendase së fundmi numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm, kjo për shkak të ceremonisë së varrimit të Metropolitit Amfilohije Radoviç në Podgoricë.

Në ceremoni morën pjesë qindra njerëz, ku nuk munguan puthje në trupin e të ndjerit, mungesa e maskave dhe shkelja e distancimit shoqëror.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, 11,132 raste të infeksionit janë aktive në Malin e Zi dhe 31,062 janë regjistruar që nga fillimi i vitit.

Sipas mediave të huaja, që nga pranvera që Mali i Zi ka qenë një nga vendet me shkallën më të lartë të infeksioneve në rajon dhe më gjerë, sot është vendi i dytë në Evropë për raste të reja në raport me popullsinë e tij me një numër rekord prej 90 rastesh të reja në ditë. Mali i Zi gjithashtu renditet i 17-ti në botë për numrin e vdekjeve për milion banorë. Që prej fillimit të emergjencës shëndetësore në Mal të Zi kanë humbur jetën 439 persona dhe janë infektuar 31,062 të tjerë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img