Kampioni i Kosovës, FC Ballkani ka vazhduar serinë e suksesshme në garat evropiane, teksa të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” e ka mundur skuadrën nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps, me rezultat 2:0. Kjo ndeshje i takoi rrethit të tretë të Ligës së Konferencës, derisa me këtë fitore skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka bërë hap të madh drejt kalimit në “play-off”.
Gjatë tërë kohës Ballkani mori përkrhajen edhe nga Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili ndoqi nga afër takimin.
Menjëherë pas kësaj fitore, Presidenti, Ademi uroi kampionin kosovar:
Urime @FCBallkani 👏👏👏⚽️🇽🇰🎉
Tjetër paraqitje fantastike e kampionëve tanë në UEFA Conference League.
Fitorja e radhës për skuadrën e Ilir Dajës në stadiumin “Fadil Vokrri” vjen ndaj skuadrës nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps, me rezultat 2:0, në kuadër të rrethit të tretë.
Tani FC Ballkani është një hap larg “play-off”-it dhe shumë afër përsëritjes së suksesit të një viti më parë, kur bëri histori duke u kualifikuar në fazën e grupeve.
Përgëzoj futbollistët për lojën e shfaqur dhe përkushtimin për t’u prezantuar kaq denjësisht në Evropë, trajnerët, stafin drejtues dhe tifozët portokallezi për këtë fitore të radhës.
Urime e ju priftë e mbara!
#BashkëPërFutbollin