spot_img

I ra të përballët me një izraelit në Tokoi, algjeriani merr vendimin shokues

spot_img

Një xhudist nga Algjeria është pezulluar, pasi zgjodhi që të tërhiqej nga Lojërat Olimpike vetëm që të mos përballej me një xhudist izraelit.

Fethi Nourine do të përballej me izraelitin Tohar Butbul në rundin e dytë për kategorinë 73-kilogramëshe, nëse do ta mposhtte Mohamed Abdalrasoolin e Sudanit të hënën, por u tërhoq për shkak të përkrahjes që e jep për Palestinën.

Lexo Edhe:
Publikohet raporti i fundit i IKSHPK’së, ky është numri i rasteve të reja me COVID-19
“Kemi punuar shumë për të arritur në Lojëra Olimpike, por çështja palestineze është më e madhe se e tërë kjo”, tha xhudisti algjerian.

Federata Ndërkombëtare e Xhudos e pezulloi këtë xhudist bashkë me trajnerin e tij, Amar Benikhlef, i cili të premten tha: “Nuk patëm fat në short. Na ra një kundërshtar izraelit dhe për këtë arsye u desh që të tërhiqemi. E morëm vendimin e duhur.”

Përmes një deklarate, Federata Ndërkombëtare e Xhudos tha: “Federata ka politikë të prerë kundër diskriminimit, për ta promovuar solidaritetin si parim kyç, të përforcuar nga vlerat e xhudos. Tërheqja e xhudistit ishte në kundërshtim të plotë me Federatën Ndërkombëtare të Xhudos.”

Kjo nuk është hera e parë që ky xhudist tërhiqet nga gara për ta shmangur përballjen me një kundërshtar izraelit. Në vitin 2019, ai ishte tërhequr nga kampionati botëror në Tokio për të njëjtën arsye, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Edhe atletë të vendeve tjera, përfshirë Egjiptin e Iranin, në të kaluarën kanë refuzuar që të garojnë kundër izraelitëve.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img