Një surprizë e këndshme, pas dhimbjeve pa fund. Nuk arrinte që të kishte fëmijë dhe e ndjente veten të pashpresë.
Por historia e amerikanes, Bobbi McCaughey nga Iowa, fatmirësisht u mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme, pas një kalavar që zgjaste prej vitesh, duke sjellë në jetë plot shtatë fëmijë, që të gjithë njëherësh.
Gruaja u ishte nënshtruar trajtimeve për të stimuluar pjellorinë dhe prej tyre mori rezultate vërtetë pozitive.
Pasi solli në jetë një vajzë në 3 janar të vitit 1996, ajo solli në jetë shtatë fëmijë në 19 nëntor të vitit 1997 dhe tashmë pas 19 vitesh, ata gëzojnë shëndet të plotë dhe bëjnë një jetë normale, pavarësisht se disa prej tyre direkt pas lindjes patën probleme shëndetësore.
Mjekët janë të sigurtë, ky është rasti i parë në histori, ku lindja e tetë fëmijëve nuk gjeneron viktima apo komplikime. Dy nga fëmijët Alexis dhe Nathan kaluan një paralizë të shtyllës kurizore, ku njëri prej tyre në vitin 2005 ju nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për të lehtësiar aftësitë publike.
Familja McCaughey tërhoqi vëmendjen e mediave dhe opinionit publik, të cilët ishin të ndarë pasi mjekët i kishin kërkuar që gruaja të abortonte katër nga fëmijët për të shpëtuar tre të saktë. Por bashkëshortët vendosën që t’i mbanin që të shtatë, duke u kritikuar jo rrallë se vendosën në rrezik shëndetin e fëmijëve të tyre.