Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka njoftuar se pas një sëmundje të rëndë mbrëmë ka ndërruar jetë mbesa e tij 9 vjecare, Elita, raporton Gazeta Express.
Basha lajmin e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook.
“Për një vit kanceri ia pamundësoi Elitës lëvizjen, pastaj të pamurit, e paralizoi atë pjesërisht, dhe në fund, pas gjithë vuajtjeve për një vit rresht, zgjodhi t’ia ndal edhe zemrën e vogël që kishte dhe ta ndaj nga ne përjetë. Meqenëse jeta është plot sfida e vuajtje, kjo qenka edhe më e vështirë kur sfidohesh me vdekjen e një fëmiju vetëm 9 vjeç. Pa fajin e saj Elita sot nuk mund të rritet si shokët dhe shoqet e veta. Ajo nuk do ta ketë mundësinë ta kryej shkollën e mesme, as fakultetin, por as të rritet duke ëndrruar një familje e karrierë. Kanceri vendosi me ia shu të gjitha andrrat”, ka shkruar ai.
Basha ka kujtuar edhe herën e fundit që është parë me mbesën e tij dhe pyetjen që ia kishte bërë e njejta.
“Herën e fundit derisa prisnim në takim në Spital më pyeti, “Dajë, a ta merr mendja që do t’vdes?” I thash, “jo dajë, ti je shumë e fortë dhe do t’ia dalim së bashku.” “Shpresoj që ia dalim dajë sepse nuk dua ta lë mamin vet,” ma ktheu Elita, e cila nuk e kishte hallin e vet se vdiste, por të mamit që po e linte vetëm sepse ishte fëmiu i vetëm”, ka shkruar ai.
“Na fal Elita që nuk arritëm me t’shëru nga kjo sëmundje e poshtër. T’kërkoj shumë falje shpirt. Më fal që t’shikonim derisa vdisje çdo ditë ngapak, kurse nuk arrinim me t’ndihmu. E di që nuk është fer, edhe vet e thoje, dhe e di që bota është shumë më e varfër pa ty zemra dajës! Kurse tash loqk, në vend se tani me ardh me ba plane me shku te pishina ose te plazhi, daja po vje me ba plane me t’përcjell te varri”, ka shkruar deputeti i LVV’së./GazetaExpress/