Sapo është bërë me dije se është djegur banesa e Klodian Çalamanit, 38-vjeçarit që vrau brutalisht Mateo Vasiun 8 vjeç. Dhoma ku jetonte Çalamani është shkrumbuar bashkë me orenditë, ndërsa nuk dihet motivi i rënies së flakëve dhe nëse janë njoftuar zjarrfikësja dhe policia. Po ashtu nuk bëhet ende e ditur nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo aksidental.
Njoftimi i policisë:
Policia Fier/ Informacion paraprak. Në fshatin Grecalli, Fier, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht banesa e shtetasit K. Ç., 39 vjeç. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.