Ideologu i Vetëvendosjes dhe miku i ngushtë i Albin Kurtit, filozofi Hysamedin Feraj që garon për deputet në këto zgjedhje ka fyer sonte rëndë mediat e Kosovës dhe qytetarët e Prishtinës, pas asaj çfarë i ndodhi kreut të Vetëvendosjes në Mitrovicë.
Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se çlirimi i veriut nisë me çlirimin e Prishtinës nga bandat serbofile, duke i trajtuar prishtinasit si serbofil.
“Çlirimi i Veriut nga bandat serbe nis me çlirimin e Prishtinës prej bandave serbofile. Heqja e bandave serbofile nga qeveria dhe institucionet nis me shkarkimin e tyre prej votës popullore.”, ka shkruar Feraj.
Deklarata e plotë e Hysamedin Ferajt në Facebook:
Radha e gjërave: Çlirimi i Veriut nga bandat serbe nis me çlirimin e Prishtinës prej bandave serbofile. Heqja e bandave serbofile nga qeveria dhe institucionet nis me shkarkimin e tyre prej votës popullore. Në fund, media pushon ta flas shqip serbishten e Vuccicit. E atëherë nis dhe flitet vërtet Shqip.
Radha e gjërave:
Çlirimi i Veriut nga bandat serbe nis me çlirimin e Prishtinës prej bandave serbofile. Heqja e bandave…
Posted by Hysamedin Feraj on Saturday, January 30, 2021