spot_img

Ilir Daja flet pas eliminimit: Na kryente punë vetëm fitorja, por ekipi ra në minutën e 70’të

spot_img

Ballkani sot dhe zyrtarisht e ka mbyllur edhe aventurën në Evropë, duke u mposhtur me rezultatin final në 3:0 nga skuadra e Dinamo Zagrebit.

Ballkani ishte shumë mirë deri në minutën e 69’të ku edhe erdh goli i parë nga kundërshtari, gjë që pasoi edhe me dy të tjerë.

Pas kësaj humbje ka folur edhe trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ku tha se ndihet krenar për ndeshjet që ka zhvilluar.

“Sigurisht se nuk me vjen fare keq, ne kemi arritur pritëshmërit. Natyrisht se na vjen mirë që na krahasojnë me ekipe shumë të forta si Dinamo se Plzen. Do të thotë se ne kemi bërë një punë të jashtëzakonshme. Ne jo vetëm që kemi arritur pritshmërit, por kemi luajtur kundër një gjiganti siç është Dinamo që në këtë stadium kanë humbur ekipe edhe me të mëdha”, tha fillimisht Daja.

Tutje, ai tha se skuadra e tij deri me tani ka zhvilluar 30 ndeshje, si në ligë edhe në Evropë.

“Nese bëjmë një analizë të ftohtë, do të thoja që sot mund të ketë qenë ndeshja e 30 në kampionatin e Kosovës dhe në Evropë. Jam shumë i bindur kur ke përball një ekip që ka kontigjent shumë më të madh se ne, sigurisht që në një moment do te vijë edhe lodhja. Sonte neve na krynte punë vetëm fitorja, ne pranuam gol në minutën e 70’të dhe ekipi pesoi një renie psikologjike”, tha Daja pas ndeshjes.

NGJARJE TË TJERA

spot_img