Trajneri i FC Ballkani, Ilir Daja vazhdon me qëndrimi e tij the të matur edhe pse skuadra të cilën ai e drejton është vetëm një ndeshje larg inkuadrimit në fazën e grupeve të Conference League.
Me elegacën, që e karakterizon me të përfunduar stërvitjen në Kompleksin Sportiv të FFK-së, në Hajvali, afrohet për të na uruar mirēseardhje.
“Jemi mirë si grup, sigurisht se pas paraqitjeve të fundit edhe mund të hasim në ndonjë shqetësim të vogël të fubollistëve, megjithatë nuk kemi shqetësime të mëdha. Na presin edhe 90 minuta ndaj Shkupit, besojmë se jemi në rrugë të mirë”, tha shkurt Daja, për AlbanianNews.net.
Albanian News merr vesh se të gjithë futbollistët e Ballkanit janë në dispozicion, edhe pse mbrojtësi i majtë Arsim Thaqi kishte punë të madhe në Shkup dhe ka pak sheqtësime, pritet paraqitja e tij edhe në takimin e dytë edhe pse mund të përfundoi në stol. Megjithatë kamponi i Kosovës ka fond të mjaftueshēm dhe nuk duket se është meraksose asgjë.
Kampin e therandasve e kishte vizituar edhe vet i pari i futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Ai për gazetën u shpreh opitimist para takimit të skuadrës kosovare me shkupjanët. “Erdha për ti dhënë mbështetje të plotë skuadrës së Ballkanit. Deri më tani janë dëshmuar se mund të kalojnë më tej, dhe prsim paraqitje të mirë edhe në ndeshjen e së enjtës”, tha Presidenti i FFK-së, Agim Ademi.
Stërvitjen nga afër e përcolli edhe Zv-Presidenti i klubit, Visar Maksutaj. “Jemi duke i bërë të gjitha përgatitjet, organizimi të jetë në nivel të lartë. Presim të mbushen tribunat pasi është interesim i madh. Në fund edhe të dalim fitues”, tha Maksutaj.
Kampioni i Kosovës, pavarësisht se ka marrë një rezultat të mirë në takimin e parë ku fitoi me rezultat 2:1, është duke qëndruar me këmbë në tokë dhe me shumë seriozitet po e merr takimin kthyes pasi e dinë që i pret edhe një 90 minutësh i flaktë. Stërvitja e fundit e Ballkanit është sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa ndeshja luhet të enjten nga ora 20:00.