spot_img

Imami i njohur: Futja e edukatës seksuale në shkolla prodhoi përdhunimet, futni lëndët fetare!

spot_img

Rastet e abuzimit me të mitur në vendin tonë kanë tronditur ditët e fundit opinionin publik, ndërsa risollën edhe një herë në vëmendje një plagë të rëndë dhe të dhimbshme të shoqërisë shqiptare.

Por, në një ligjërim para besimtarëve, imami i njohur, Ahmet Kalaja, imam në xhaminë Dine Hoxha, e ka drejtuar gishtin nga edukata seksuale e cila është futur në disa kurrikula të shkollave, dhe thotë se futja e saj në shkolla prodhoi këto ngacmime seksuale.

Kalaja, në ligjërimin e tij, bën thirrje për futjen e lëndëve fetare në kurrikulat e shkollave, pasi sipas tij vetëm me islam njeriu do të shmanget nga këto vepra.

“Ne gjithmonë e kemi thënë, edukata fetare duhet të futet në kurrikulën arsimore, sepse edukata seksuale ka kohë që është futur dhe ja farë prodhon. Nëse ne themi se islami ndalon imoralitetin dhe zinanë (marrëdhëniet jashtë martese) dhe dënimin më të kobshëm në islam e ka zinaja, dhe imoraliteti, na thoshin, po çfarë flisni ju, si i diskuton këto tema? E kur ndodh njeriu e kupton largpamësinë dhe madhështinë e kësaj feje. Protesta për moralin duhet të nisë nga shtëpitë tona, nga familjet tona, duke i edukuar me frymën e dashurisë për zotin dhe për botën tjetër” -ka thënë Kalaja ndër të tjera./ I.M-Dritare.net

NGJARJE TË TJERA

spot_img