spot_img

Imazhi i SHBA-së si superfuqi botërore është zbehur

spot_img

Imazhi i Shteteve të Bashkuara si një superfuqi botërore është zbehur që kur Donald Trump fitoi garën për president në 2016-n, thotë qendra e pavarur kërkimore Pew. Sipas gjetjeve të një sondazhi të kryer në 13 vende vetëm 41 për qind e të anketuarve në Britani kanë një mendim të favorshëm për SHBA-në, përqindja më e ulët e çdo sondazhi që Pew ka kryer në vend.

Vetëm 31 për qind e popullsisë në Francë e shohin SHBA-në në mënyrë të favorshme, duke pasqyruar rezultatet e një sondazhi të marsit 2003, kur tensionet mes dy vendeve arritën kulmin gjatë Luftës në Irak, sipas studimit. Sondazhi gjithashtu zbuloi se pjesa më e madhe e dëmit në reputacionin ndërkombëtar të Amerikës mes vendeve aleate e partnerëve kryesorë, lidhet me trajtimin e krizës së koronavirusit.

Vetëm 15 për qind e vendeve pjesëmarrëse i dhanë SHBA-së vlerësime të mira për trajtimin e pandemisë. Shumica e tyre thanë se Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Bashkimi Evropian kanë bërë një punë të admirueshme për vënien nën kontroll të pandemisë. Pothuajse të gjitha vendet, përveç SHBA-së dhe Britanisë, u dhanë vendeve të tyre nota pozitive për trajtimin e shpërthimit.

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë sondazhit, por zoti Trump ka pohuar më parë se ka bërë një punë të mirë në trajtimin e krizës së koronavirusit, megjithëse SHBA-ja vazhdon të udhëheqë botën për sa i takon numrit të infeksioneve dhe vdekjeve si pasojë e COVID-19. Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë muajin e kaluar zoti Trump tha se “krahasuar me të tjerët, ne kemi bërë një punë të shkëlqyer”. Presidenti Trump sugjeroi gjithashtu se SHBA-ja nuk ka qenë dhe aq e prekur nga virusi krahasuar me vendet e tjera. “Ne kemi bërë një punë të shkëlqyer dhe mbi të gjitha, kur sheh numrat jemi ndikuar më pak se vendet e tjera”, tha zoti Trump.

Gjetjet e sondazhit bazohen në përgjigjet e 13,273 të anketuarve nga 10 qershori më 3 gusht. Anketat u zhvilluan në Australi, Belgjikë, Kanada, Danimarkë, Francë, Gjermani, Itali, Japoni, Hollandë, Korenë e Jugut, Spanjë, Suedi dhe Britani. SHBA-ja nuk u përfshi në sondazh.

NGJARJE TË TJERA

spot_img