Infektologu i njohur Valbon Krasniqi, njëherit edhe U.D. i drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitarë të Kosovës, ka publikuar një video në faqen e tij në Facebook, ku u drejtohet qytetarëve me një mesazh të rëndësishëm rreth situatës së CoViD-19 në vendin tonë.
Në këtë video, gjatë së cilës shfaqen imazhe alarmante nga spitalet në Kosovë, ai përshkruan gjendjen e rëndë aktuale të sistemit shëndetësor dhe të pacientëve të prekur me CoViD-19.
“Mos harroni, virusi ekziston,” theksoi ai, duke kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë udhëzimet dhe masat e vendosura për të vënë nën kontroll përhapjen e CoViD-19.