Tenistii serb Novak Gjokoviq është infektuar me virusin Covid – 19.
Pasi tre lojtarë që morën pjesë në turneun e organizuar nga Gjokoviq dolën pozitiv, njëjtë ka rezoltuar edhe tenisti më i mirë në botë.
Gjokoviq është lojtari i katërt nga turneu Adria, që është mbajtur dy javë më parë në Serbi dhe Kroaci.
Ai nuk ishte testuar në Kroaci dhe ka pritur derisa është kthyer në Serbi. Pasi arriti atje, Gjokoviq doli pozitiv edhe pse nuk kishte simptoma.
Edhe gruaja e tij, Jelena, ka dalë pozitive dhe të dy kanë hyrë në vetizolim dyjavor.
“Jemi testuar në momentin që kemi arritur në Beograd. Rezultatet e mia dhe të Jelenes janë pozitive, ndërsa të fëmijëve tanë janë negative”, ka deklaruar Gjokoviq.