spot_img

Interesim i madh për studime master në Kolegjin AAB

spot_img

Interesim i madh i kandidatëve për regjistrim në vitin akademik në Kolegjin AAB, po tregohet edhe nga të interesuarit për studime master.

Me qëllim të përzgjedhjes së kandidatëve më të denjë në programin Shëndeti Mendor, që këtë vit akademik është akredituar për herë të parë, sot në ambientet e Kolegjit AAB u mbajt provimi pranues me shkrim për ta. Nga qindra aplikantë të interesuar për këtë program studimi, Këshilli Mësimor i Fakultetit të Psikologjisë ka përzgjedhur një listë të ngushtë, të cilët i janë nënshtruar testit me shkrim e që kandidatët më të suksesshëm pritet të bëhen studentë të gjeneratës së parë të këtij programi.

Programi studimor master Shëndeti Mendor, ka për qëllim të përgatisë kuadro të cilët formësimin e tyre profesional si psikologë klinikë do ta arrijnë përmes angazhimit të metodave aplikative në psikologji. Një gjë e tillë konsiderohet deficitare në vendin tonë, andaj edhe interesimi i kandidatëve ishte i madh.

Krahas masterit për “Shëndet Mendor”, Kolegji AAB në ofertën e vet akademike të vitit 2021/22, sjell rreth 20 programe studimore të nivelit master, ndërsa në këtë mes hyjnë edhe programet e reja të akredituara nga Agjencia e Kosovës për Akreditim, siç janë: Kontabilitet dhe Auditim, dhe Fitnes dhe Nutricion.

NGJARJE TË TJERA

spot_img