spot_img

Interi skuadra më e varfër në Ligën e Kampionëve

spot_img

Inter – Milan dhe Real Madrid – Mançester Siti do të jenë dy ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve. Pas dy javësh pushim, ekipet do të rikthehen për ndeshjet e para (09-10 Maj), teksa ndeshjet e kthimit do të luhen një javë më vonë.

Diferencat që skuadrat kanë me njëra tjetrën, janë të mëdha por për ironi të fatit, dy ekipet më të shtrenjta do të përballen me njëra tjetrën. Mançester Siti është ekipi më i shtrenjtë në gjysmëfinale, ku vlera i arrin në 1.267 miliardë euro, i ndjekur nga Real Madridi me vlerën që shkon në 936 milionë euro.

Milani është skuadra e tretë që i ndjek, ku vlera e kuqezinjve arrin në 693 milionë euro e cila është gati sa gjysma e vlerës së Mançester Sitit. Inter është skuadra me vlerën më të ulët në këtë listë, pasi vlera e zikaltërve shkon në vetëm 535 milionë euro.

Sa i përket futbollistëve, lojtari më i shtrenjtë i Mançester Siti është Erling Haland, vlera e të cilit shkon 175 milionë euro. Për Realin, listën e kryeson Vinisius Zhunior, i cili vlen aq sa edhe Haland, 175 milionë euro. Milani ka si lojtar më të shtrenjtë Rafael Leaon me 91 milionë euro, ndërsa për Interin është Lautaro Martinez, me vlerën që i shkon deri në 80 milionë euro.

NGJARJE TË TJERA

spot_img