spot_img

Intervista “e zhdukur”/ Hadar e akuzoi Federatën për agjendë: Nuk do ta mbyll më gojën!

spot_img

Së pari njoftoi se do të largohet nga KB Peja, e më pas edhe nga Kombëtarja e Kosovës në basketboll.

Rami Hadar, një prej trajnerëve më të suksesshëm në basketboll, ka shpërthyer me kritika ndaj Federatës, duke thënë se referët e saj po vijnë me agjendë kundër ekipit të tij, në ndeshjet e rregullta të sezonit.

Të shtunën mbrëma, Peja u mposht në “Karragaq” nga Golden Eagle Ylli, teksa pothuajse gjysmën e lojës, ekipi vendas u udhëhoq nga ndihmës-trajneri, për shkak se Rami Hadar u përjashtua nga loja.

Sipas tij, vendimi i referit për ta përjashtuar nga ndeshja ishte i paarsyeshëm, duke deklaruar pas ndeshjes së nuk e kuptoi përse i dha një teknike pa e paralajmëruar paraprakisht, gjë që duhet ta bëjë.

Në intervistën e pas ndeshjes, Hadar shpërtheu me kritika ndaj Federatës, duke thënë se në lojë nuk ka pasur gjyqtarë sinjalizues dhe se është koha për t’u zgjuar.

Në intervistën e “zhdukur” të cilën tashmë e posedon “Powerstar edit”, Hadar thotë se nuk e ka ndërmend të mbajë gojën mbyllur.

“…Mos më pyesni për minutën e fundit, unë marr përgjegjësinë e plotë për lojën dhe gjithçka për ekipin tim, por nuk jam më i gatshëm të mbyll gojën. Është koha për t’u zgjuar këtu, është koha që kushdo të zgjohet” deklaroi Hadar.

Dy ditë pas ndeshjes, Hadar u tërhoq nga ekipi pejan.

Ndërkaq, Federata sot njoftoi se Hadar është tërhequr edhe nga Kombëtarja, për “arsye personale”.

NGJARJE TË TJERA

spot_img