Irani ka lëshuar një numër dronësh në drejtim të Izraelit, ka thënë ushtria izraelite.
Duke dhënë një deklaratë televizive, zëdhënësi i IDF-së, ushtaraku Daniel Hagari thotë se Izraeli është “mirë i përgatitur” për sulmin, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.
“Ne jemi përgatitur për skenarë të ndryshëm paraprakisht. Për të ‘kapur’ këto drone, ne kemi qarqet e mbrojtjes si nga marina ashtu edhe nga forcat ajrore në disa shtresa”, ka shtuar ai.
Ai shpjegon se aeroplani pa pilot do të marrë “disa orë” për të arritur në Izrael dhe sirenat do të tingëllojnë nëse ndonjë zonë është nën kërcënim.
“Ne do të përpiqemi t’i pengojmë ata të arrijnë territorin izraelit, kjo është detyra jonë”, ka shtuar ai.
“Nëse ata hyjnë në hapësirën ajrore izraelite, atëherë do të dëgjoni sirena dhe alarme kudo që të hyjnë këto kërcënime dhe ne do t’i përgjojmë”.
Izraeli ka qenë në gatishmëri të shtuar që kur një sulm ajror javën e kaluar vrau dy gjeneralë iranianë në Siri.