Ajo është një ndër emrat më të njohur në fushën e modelingut dhe jo vetëm.
Po flasim për Oriola Marashin. Modelja seksi shpeshherë bëhet kryeqendra e opinionit publik për fotot e saj provokuese. Herë nga pushimet herë nga fotosesione të ndryshme, bukuroshja kurrë nuk i lë ndjekësit të “etur” për foto “hot”.
Një vështrim i shpejtë në profilin e saj në Instagram dhe do të gjeni shumë foto joshëse, ku Oriola vë në pah sigurisht format e saj bombastike.
Së fundmi modelja ka ndarë me ndjekësit disa foto tejet provokuese nga fotosesioni i radhës. Oriola duket me një palë rrobabanjo me dizanj leopardi dhe çizme të gjata të së njëjtës formë. Pozat e saj joshëse mes shkëmbinjëve edhe këtë herë kanë tërhequr vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale.
“Fantazi e ëmbël, zemër,”-është përshkrimi i duhur që Marashi iu ka bërë këtyre fotove.
Ju kujtojmë që modelja i dha fund rreth një vit më parë lidhjes së konsoliduar që kishte me futbollistin Eros Grezda. Pas kësaj romance, Oriola nuk ka preferuar të japë për publikun detaje nga jeta e saj personale.