Justin Bespalla ka ironizuar Ismet Munishin për deklaratat kritike të këtij të fundit ndaj Ilir Dajës. Ish mesfushori i njohur i Superiores nuk i përmend emrin, por lë të nënkuptohet se për kë bëhet fjalë.
Ai i kujton trajnerit kosovar kohëzgjatjen e tij në krye të skuadrave që ka drejtuar. Ndërsa “qershia mbi tortë” është sugjerimi që të drejtojë Shqipërinë dhe Kosovën. Në postimin e bërë në facebook-un e tij, Bespalla shkruante:
“Kam ditë që lexoj shikoj dhe ndjek një trainer të madh Kosovarë. Jam i mendimit këtij traineri duhet ti jepet një mundësi e artë që ti drejtojë të dyja kombëtaret njëkohësisht atë të Kosovës dhe të Shqipërisë për ti kualifikuar të dyja Kombëtaret në eliminatoret e Europianit. Ky Traineri tek të gjithë ekipet që ka drejtuar nëpër Evropë më falni në Kosovë nuk e ka zgjatur më shumë se dy muaj të drejtojë një ekip . Një sugjerim kam për këtë Trainerin bëhu më real dhe profesionist sesa qesharak”.