Vrasja e 27-vjeçarit në Tiranë, Mehmet Qema tronditi mbrëmjen e djeshme kryeqytetin.
Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim ish-të dashurin e këngëtares Baby G njëkohësisht dhe shokun e ngushtë të Stresit, Blerim Hotin të njohur ndryshe si Lim Hoti.
Kujtojmë se Mehmet Qema apo Meti siç e njihnin të gjithë shokët e tij mbeti i vdekur mbrëmjen e djeshme pak para mesnatës, si pasojë e goditjes me armë zjarri.
I riu ndodhej në lokal bashkë me disa shokët të tij, në lagjen “5 Maji”, Tiranë.
Ai u qëllua për vdekje me një plumb në gjoks nga miku i tij Marjus Dema, i cili u vetëdorëzua në Polici ditën e sotme.