Ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kujtuar me anë të një postimi të tij në rrjetin social facebook:
Në 91-vjetorin e lindjes, kujtojmë me respekt Akademik Fehmi Aganin – filozofin dhe politikanin e jashtëzakonshëm, bashkëpunëtorin e ngushtë dhe bashkëmendimtarin e Presidentit Rugova, i cili u vra afër Lipjanit nga forcat ushtarake e policore serbe më 6 maj 1999 për idetë dhe angazhimet e tij për çlirimin e Kosovës.