Zyrtarizohet informacioni për trajnerin e ri të Barcelonës. Ronald Koeman do të jetë trajneri i ardhshëm i klubit katalanas. Holandezi Koeman do të zëvendësoj Quique Setien, i cili nuk e përfundoi aventurën e tij në Barcelonë.
Ronald Koeman ka qenë trajner i disa skuadrave të ndryshme, Bittese, PSV, Benfica, Southampton, Everton dhe së fundmi seleksionues i përfaqësues i Holandës.
Koeman nuk është i panjohur për Barcelonën ai ka qenë edhe lojtar i Barcelonës, e nga viti 1998 deri më vitin 2000 edhe ndihmës trajner në klubin katalanas.
“Mirësevjen në shtëpi”, shkruan faqja zyrtare e klubit katalanas.