spot_img

Ish-ministri serb, Jabllanoviq, fotografohet duke pushuar me familje në Vlorë

spot_img

Ish-ministri serb për Kthim dhe Komunitete në Kosovë, Aleksandar Jabllanoviq po shijon pushimet në bregdetin shqiptar.

Bregdeti shqiptar çdo vjet e më shumë po tërheqë pushues nga e gjithë bota.

E atraktivitetin e pushimeve në Shqipëri dhe bukurinë e rivjerës shqiptare po del se ka zgjedhur ta shijojë edhe një ish-Ministër serb i Qeverisë së Kosovës.

Fjala është për ish-ministrin për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë Mustafa, Aleksandër Jabllanoviq.

Lexuesit e Gazetës Online ‘Reporteri.net’ i kanë dërguar redaksisë disa fotografi ku shihet ish-Ministri Jabllanoviq, i shoqëruar nga gruaja dhe vajza e tij, derisa po kalojnë pushimet në Vlorë të Shqipërisë.

Behet e ditur se fotografitë janë shkrepur sot në plazhin e bukur të Orikumit në Vlorë.

Ndryshe, Politikani serb i Kosovës, Aleksandar Jabllqnoviq, ishte shkarkuar nga Qeveria e Kosovës pas protestave në Prishtinë, pasi i njëjti kishte fyer nënat shqiptare të cilat i kishte quajtur egërsira në një paraqitje televizive.

Nga ana tjetër, në vitet e fundit është raportuar vazhdimisht se Shqipëria është kthyer në një destinacion të preferuar turistik për një numër të konsiderueshëm qytetarësh serbë.

Sipas mediave në Shqipëri, kjo po ndodhe shkaku i çmimeve që ofrohen krahasuar me plazhet e Greqisë, Kroacisë apo edhe Turqisë. /Reporteri.net/.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img