Ish-Presidenti i Kosovës thotë se s’ka pasur plan për atentat ndaj Kurtit, është konspiracion

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli mendon se nuk është planifikuar një atentat ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe e ka cilësuar këtë një konspiracion.

Pacolli u shpreh se personi i cili është akuzuar se do të kryente atentatin, nuk është nga ata të cilët janë të aftë për të kryer diçka të tillë.

“Unë sigurisht, me hidhërim e kam marrë këtë lajm, por mbrëmë është shëndoshur zemra ime, për arsye e kam parë intervistën e atij që është akuzuar për atentatin, kam parë fytyrën e tij, ai njeri nuk është njeri i atentateve”, tha Pacolli për Euronews.al.

Unë personalisht nuk besoj se ai njeri as do ketë planifikuar apo folur me dikë që do bëjë ndonjë atentat. Është një konspiracion. Viktimë e konspiracioneve të këtij lloji kam qenë edhe unë disa herë. Mendim im, nuk ka pasur atentat, është një konspiracion”, theksoi ai.

Në vitin 2021, Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka zbuluar një plan për të vrarë kryeministrin Albin Kurti.

Dokumenti është publikuar nga hakerat të cilët prej disa ditësh kanë sulmuar kibernetikisht sistemet digjitale dhe ato qeveritare në Kosovë.

Personi për të cilin dyshohet se do kryente atentatin ndaj Kurtit, është Prek Kodra, i cili sipas të dhënave në raport, thuhej se aftësi të mira në përdorimin e snajperëve.

Atentat do të kryhej edhe ndaj Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës.

spot_img

NGJARJE TË TJERA