Një shefe e agjencisë ruse të PR, e cila pretendon se ishte spiune e regjimit të Vladimir Putin, ka treguar se si i mësuan “teknikat e seksit” për të kryer punën. 37-vjeçarja, Aliia Roza, është shprehur se ajo është trajnuar për t’u bërë agjente sekrete në një akademi ushtarake pranë Moskës, kur ishte vetëm 18 vjeçe. Ajo pretendon se është dërguar në misione në të njëzetat e saj për të shënjestruar bandat e drogës dhe trafikantët e njerëzve, përpara se të rrëmbehej dhe i duhej të ikte nga vendi.
Më tej, duke folur për presidentin Putin i cili prej disa javësh ka nisur luftën në Ukrainë, 37-vjeçarja tha për The Sun: “Kur isha 18 vjeçe më dërguan në një akademi ushtarake ku studiova të gjitha teknikat speciale. Ata na treguan se si të joshim, manipulojmë dhe bindim njerëzit, si të gjuajmë nga lloje të ndryshme armësh, si të bëjmë arte marciale dhe të jemi të përsosur në fushë. Unë shkova në akademi për shkak të prejardhjes sime familjare”.
37-vjeçarja ka treguar gjithashtu se ajo ka qenë në mesin e disa grave të përzgjedhura që kaluan trajnimin si agjente speciale dhe iu tregua se si ta përdorte pamjen e saj të bukur për arritjen e efekteve maksimale gjatë punës.