Qytetarë të shumtë që janë mbledhur pranë objektit të Kuvendit ku edhe po mbahet seanca plenare e Kuvendit. Pak minuta më parë është votuar Qeveria “Hoti”.
Lider i këtij grupi protestuesish është ish trajneri i njohur i Prishtinës, Ejup Mehmeti.
Mehmeti tash e një kohë nuk ka qenë trajner i ndonjë klubi në Kosovës, megjithatë ka qenë aktiv në rrjetin social Facebook në mbështetje të ish kryeministrit së Kosovës, Albin Kurti.
Ditë më parë Mehmeti në rrjetin e tij social ka kërkuar zgjedhje të reja.
Gjatë kësaj proteste qytetarët janë konfrontuar me policinë e Kosovës teksa tentonin që të hyjnë brenda objektit të Kuvendit.
Protestuesit duke kërkuar zgjedhje të reja po brohorasin “Hashim tradhtari”.
Herën e fundit kur ishte trajneri i klubit më të madh në Kosovës ishte viti 2012.
Mehmeti, ishte trajner i Prishtinës edhe në vitet e pavarësimit 1990-1992, ndërsa nga viti 2011 posedon licencën profit ë UEFA-s.