Jose Rodriguez në vitin 2016 kaloi nga Real Madridi te Paris Saint-Germaini me një dëmshpërblim prej rreth 25 milionë eurosh.
Por aventura e tij në Francë ishte totalisht e dështuar.
“Në janar më thanë se duhej të largohesha. I thashë Emery-t se ndjeja se më kishin lënë pas dore. Presidenti Nasser Al-Khelaifi as që donte të më shihte personalisht. Ndoshta atij i pëlqente gruaja ime më shumë se unë. Nuk më dhanë asnjë shpjegim. Po, më lejuan të fitoja shumë para, por më trajtuan shumë keq”, ka thënë Jese./Indeksonline/