spot_img

Ish ylli i Tottenham: Drita na vështirësoi jetën

spot_img

Futbollistët e Antwerpit kanë mbetur të zhgënjyer me barazimin pa gola ndaj Dritës, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues të Conference Leagues.

Toby Anderweireld ka qenë njëri prej atyre që u ndie u dëshpëruar pas lojës.

Lexo Edhe:
Por, ai e pranoi se skuadra belge u përball me një kundërshtar të papërshtatshëm.

“Është e dhimbshme pasi ne duam gjithmonë të fitojmë në shtëpi”, deklaroi fillimisht ish-futbollisti i Atletico Madridit dhe i Tottenhamit, përcjell “Gazeta Express”.

“Sot u përballëm me një kundërshtar të vështirë, me të cilin duhet të kesh fat për të fituar”, vazhdoi 33 vjeçari.

“Është fillimi i sezonit, kështu që duhet të përmirësohemi. Edhe sistemi i ri kërkon kohë. Personalisht isha mjaft nervoz edhe pse jam i kënaqur me paraqitjen time, edhe pse mund të përmirësohem”, vazhdoi veterani i mbrojtjes.

Ai foli edhe për ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet pas një jave në Prishtinë.

“Për javën tjetër do të kemi më shumë hapësirë dhe kohë për t’u përgatitur dhe shpresojmë që të jetë një lojë më e mirë”, përfundoi qendërmbrojtësi belg. /Gazeta Express/

NGJARJE TË TJERA

spot_img