Një thesar i epokës së bronzit me rreth 50 xhevahirë dhe objekte të tjera 2500-vjeçare u gjet rastësisht nga një alpinist në Suedi. Ky zbulim u përshkrua si “mbresëlënës”, pasi këto objekte ishin mbajtur në gjendje jashtëzakonisht të mirë. Thomas Carlson i gjeti rastësisht në një pyll afër qytetit Alingsos në Suedinë jugperëndimore.
Ai tha se:
Ngjanin si mbetje prej metali. Në fillim mendova se ishte një llambë.
Sipas mediave të huaja, thesari u gjet pranë një shkëmbi dhe me shumë mundësi doli në sipërfaqe nga gërmimet e kafshëve. Johann Ling, një profesor i arkeologjisë në Universitetin e Gothenburgut, shumica e sendeve të gjetura, të tilla si gjerdanët, zinxhirët dhe kopsat, ishin bërë prej bronzi dhe ndoshta i përkisnin një gruaje të klasës së lartë të epokës së bronzit. Ato datojnë rreth 750-500 para Krishtit.