Ish-futbollisti i kombëtares turke të futbollit dhe Fenerbahces, Serhat Akin është plagosur me armë zjarri në Turqi. Në momentin që 43-vjeçari ka dalë nga një emision sportiv dhe i është drejtuar mjetit të tij, një person i armatosur dhe i maskuar ka zbritur nga motori dhe ka hapur zjarr.
Një nga plumbat e ka qëlluar ish-futbollistin në këmbën e djathtë, teksa atentatori është larguar. Ndihma ka qenë e menjëhershme për Akinin, që u transportua në spital.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar dhe vetë Akin përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai ka bërë me dije se është qëlluar me armë zjarri në këmbë.
“Më gjuajtën në këmbë pas programit, fjala jonë e fundit është Fenerbahçe”, ka thënë ai. Sipas asaj që bëhet me dije nga mediet turke, gjendja e ish-futbollistit është stabël dhe ndodhet ende në spital ku dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.