Italia ka avancuar në finale të Kampionatit Evropian “Euro 2020”.
Italia është finalistja e parë e Kampionatit Evropian “Euro 2020”, ku triumfoi pas penaltive.
Kombëtaret u ndeshën baras pas 120 minutash, ku golat i shënuan Federico Chiesa dhe Alvaro Morata.
Të saktë nga penaltia për Spanjën ishin: Moreno dhe Thiago.
Të saktë për Italinë ishin: Belotti, Bonucci, Bernardeschi, Jorginho.
Ndërsa, të pafat ishin, Manuel Locatelli, Dani Olmo dhe Alvaro Morata.
Italia avancon pas penaltive me rezultatin 4-2 në gjysmëfinale duke u bërë finalistja e parë në “Euro 2020”./Lajmi.net/