Një sulm ajror izraelit sot shënjestroi tendat e palestinezëve të zhvendosur në qytetin jugor Khan Younis, duke vrarë dhjetë civilë, duke përfshirë fëmijë.
Palestinezët që ishin strehuar në tenda inspektuan shkatërrimin e lënë pas sulmit.
Ushtria izraelite nisi një fushatë të befasishme ajrore në Rripin e Gazës më 18 mars, duke vrarë të paktën 730 njerëz, duke plagosur mbi 1.600 të tjerë dhe duke prishur marrëveshjen e armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve që u arrit në janar.
Më shumë se 50.100 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe mbi 113.700 janë plagosur në sulmet brutale ushtarake izraelit në Gaza që nga tetori 2023.
Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhra arresti nëntorin e kaluar për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavën palestineze.