Nëse presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të humbasë zgjedhjet dhe nuk do të pranojë që të dorëzojë pushtetin të njëjtit njerëz që janë kujdesur për sigurinë e tij, do të jenë po ato që do ta përcjellin jashtë Shtëpisë së Bardhë, bën të ditur prestigjozia Newsweek.
“Skenarët për të cilët kemi biseduar me burimet janë hipotetike”, shkruan Newsweek, duke shtuar se asnjë media deri më tani nuk ka publikuar rezultatin përfundimtar dhe se po vazhdon numërimi i fletëvotimeve.
Duke parë të dhënat më të fundit të këtyre votimeve, Trump është më afër humbjes në garën për një mandat tjetër – për president të Shteteve të Bashkuara.
Media amerikane, Newsweek, ka analizuar se çfarë do të ndodhte nëse një president nuk ia dorëzon postin një tjetri, që në fakt diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë në SHBA.
Nëse ndodh që Trump apo kushdo të ishte president, do të humbte zgjedhjet dhe do të tentonte ta mbante postin, të njëjtit zyrtarë që atë president e kanë ruajtur do të detyroheshin ta shoqërojnë jashtë Shtëpisë së Bardhë.
“Shërbimi Sekret do ta shoqëronte deri jashtë Shtëpisë së Bardhë, do të silleshin me të sikur me çdo person tjetër”, ka deklaruar për Newsweek një ish-zyrtar i kyçur në procesin e tranzicionit të pushtetit mes Donald Trump dhe ish-presidentit Barack Obama.