spot_img

Ja çfarë mendohet se i ndodh pas 2 vitesh një 30-vjeçari që ka qenë infektuar me koronavirus

spot_img

Një grup mjekësh gjermanë po studiojnë pasojat afatgjata te pacientët me Covid-19.

Sipas tyre edhe kur kalon lehtë, infektimi dëmton rëndë edhe te të rinjtë disa organe që shkaktojnë probleme në të ardhmen.

Drejtuesi i grupit studimor, prof. dr. Stefan Schreiber, mendon se virusi SARS-CoV-2 mund të përshpejtojë procesin e plakjes tek personat e infektuar.

Në një intervistë për gazetën “Die Welt” ai tha se “përveç pasojave specifike të sëmundjes, virusi Corona përshpejton gjithashtu edhe proceset e plakjes së organeve të brendshme, por fillimisht pa u vënë re.

Kështu p.sh. një 30-vjeçar që infektohet tani me Covid-19 mund të ketë pas dy vjetësh mushkëritë ose zemrën e një 40-vjeçari, apo pas dhjetë vjetësh mushkëritë ose zemrën e një 60-vjeçari “.

Një nga fushat e studimeve të prof. dr. Stefan Schreiber dhe grupit të studimor në Qendrën Mjekësore Universitare Schleswig-Holstein në Kiel janë lidhjet mes infeksioneve kronike dhe procesit të plakjes.

Virusi Korona mund të shkaktojë dëmtim të rëndë të organeve

Edhe pse Covid-19 prek më shpesh rrugët e frymëmarrjes ose mushkëritë, ai në fazën akute mund të prekë shumë sisteme të organeve të tjera.

Sipas të dhënave aktuale të hulumtimeve mjekët supozojnë se prej Covid-19 mund të ndodhin edhe dëme afatgjata të organeve.

Studime të ndryshme tregojnë gjithashtu se dëmtime të tilla të përhershme janë të mundura edhe nëse dikush e kalon sëmundjen lehtë.

Covid-19 është një e ashtuquajtur sëmundje endoteliale, shpjegoi Schreiber.

“Endotele quhen qelizat që krijohen tek muret e enëve të gjakut.

Ato gjenden kudo ku në trupin tonë ka enë gjaku.

I ashtuquajturi endotel është si të thuash organi ynë më i madh.

Dhe me sa duket endoteli është një nga pikat e preferuara të viruseve.

Përmes infektimit të këtyre qelizave infeksioni përhapet më tej tek organet e tjera ” – tha ai.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img