12.01.2021 – Në ditët e ardhshme do të mbajë mot më i ftohtë. Kalimi i fronteve të ftohta ditën e mërkurë dhe të enjte sjell mot me vransira dhe kthjellime, e priten edhe të reshura të dobëta bore. Në fundjavë do të mbajë mot shumë i ftohtë, me vransira dhe diell, e kohëpaskohe priten mundësi edhe për reshje të dobëta bore.
Qarkullimi i mjaftueshëm ajror që parashihet në këto ditë do të mbajë indeksin e cilësisë së ajrit në vlera të mjaftueshme dhe mesatare. Orëve të mbrëmjes dhe në mungesë të erërave, vende-vende indeksi kalon edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.
13.01.2021 – Kryesisht me vransira dhe ftohtë. Pasdite dhe në mbrëmje priten rrebeshe të dobëta bore. Nga Dukagjini shi i dobët, e me rënie të temperaturave borë e dobët. Temperaturat në vise të ulëta -4C deri 4C, e në vise malore -5C deri -1C. Do të fryjë erë mesatare kryesisht nga verilindja 4-8m/s. Indeks UV 1.
14.01.2021 – Mot më i ftohtë. Paradite me kthjellime. Ditën kryesisht me vransira, e pasdite priten reshje të shkurta bore, që vende-vende mund të jenë edhe të intensitetit mesatar. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë e priten edhe kthjellime. Temperaturat në vise të ulëta -6C deri 1C, e në vise malore -12C deri -3C. Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga veriperëndimi 1-7m/s. Indeksi UV: 1.