Shqipëria është duke marrë rezultate fantastike nën drejtimin e Silvinjos. Kuqezinjtë janë thuajse të siguruar në grupet e Europianit, ndërsa objektivi i radhës do të jetë edhe kalimi në Botëror, për herë të parë në historinë tonë. Një prej faqeve më të njohura në rrjetet sociale, nga Brazili, ka bërë një postim që ka tërhequr shumë audiencë. Një sarkazëm e përdorur për shkakun e Silvinjos. “Është e turpshme që brazilianët përkrahin një Kombëtare tjetër.
Ndërkohë unë në Botërorin e 2026”, thuhet në postim, ndërsa në fotografi ndodhet fytyrëshqiponja. Pra në Brazil do ta kenë Shqipërinë jo vetëm si Kombëtare të dytë të preferuar nëse kuqezinjtë arrijnë në Botëror, por për disa, duket se do të jetë edhe Kombëtarja e parë.